Ks Ali Demi - Rreth Nesh...

KUSH JEMI ?

Ks Ali Demi ka ne palmaresin e saj 2 tituj kampion kombëtar, 3 kupa të republikës dhe 2 pjesmarrje në kualifikimet e Uefa Futsal Champions League.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe morinë e tuneve ndërkombëtare. Mjafton të vizitoni ambjentet tona dhe do të gjeni një vitrinë të madhe me të gjithë trofete e fitur ndër vite.
Një histori suksesi, një skuadër futbolli e bazur në traditë e mbi të gjitha në pasionin për futbollin.

Një histori suksesi që u mbyll në vitin 2016 me shkrirjen e ekipit të minifutbollit, bashkë me vendimin e federatës së futbollit për të kthyer kampionatin e minifutbollit në kampionat amator dhe te komanduar prej tyre. Ishte koha kur investimi nuk vlente as per pjesmarrje për prestigj sepse fituesi vendoset që në fillim.

Play with your heart,
not just your feet.
KS Ali Demi

Historia Jone

  • Lindja e kompleksit Sportiv Ks Ali Demi

    Me inisiativën e dy vëllezërve Kadiu, Ergysit e Klodit, ne vitin 2004 do të lindte KS Ali Demi.
    Të dy vëllezërit kanë vazhduar një traditë të kahershme familjare, sepse i ati i tyre, Shyqyriu, në vitet e tij të rinisë ka luajtur futboll me skuadrën e Tiranës.
    Bashkë me KS Ali Demin, që nga viti 2004, ka lindur dhe kompleksi sportiv në një nga pjesët e fushës sportive me të njëjtin emër në kryeqytet. Tre fusha minifutbolli me bar artificial i çertifikuar sipas standarteve te UEFA-s nga kompania Gjermani e cila ka bërë vetë montimin e tapetit. Jo vetëm kaq, por në një të ardhme të shpejtë pritet të ngrihet dhe salla sportive, e cila do të jetë me standartet e kërkuara ndërkombëtare, e cila shumë shpejt mund të presë dhe aktivitete ndërkombëtare.

  • Themelimi i Akademise Ks Ali Demi

    KS Ali Demi është ngritur mbi tradita të forta, jo vetëm të fushës, por dhe të zonës për rreth. Që nga fillimi i rrugës e deri në fundin e saj në Shkozë, e gjithë zona është me personazhe të futbollit e të sportit shqiptar. Që nga Enver Shehu, Haxhi Arbana, Sulejman Mema, Bedri Omuri, Leonard Liti, Sinan Bardhi, për të vijuar më pas te më të rinjtë që luajnë e që kanë luajtur deri para disa vitesh si Eleandro Pema, Gentian Hajdari, Redi Hoxha, Erjon Matraku e shumë e shumë të tjerë janë pjesë e kësaj zone, e cila është dashamirëse e futbollit, por mbi të gjitha e klubit Tirana.
    Ks Ali Demi ka ne palmaresin e saj 2 tituj kampion kombëtar, 3 kupa të republikës dhe 2 pjesmarrje në kualifikimet e Uefa Futsal Champions League.
    Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe morinë e tuneve ndërkombëtare. Mjafton të vizitoni ambjentet tona dhe do të gjeni një vitrinë të madhe me të gjithë trofete e fitur ndër vite. Një histori suksesi, një skuadër futbolli e bazur në traditë e mbi të gjitha në pasionin për futbollin. Një histori suksesi që u mbyll në vitin 2016 me shkrirjen e ekipit të minifutbollit, bashkë me vendimin e federatës së futbollit për të kthyer kampionatin e minifutbollit në kampionat amator dhe te komanduar prej tyre.
    Ishte koha kur investimi nuk vlente as per pjesmarrje për prestigj sepse fituesi vendoset që në fillim.

  • Binjakezimi me Torino FC

    ill pas themelimit të skuadrës se minifutbollit, nga nevoja dhe mbeshtetja e komuniteti sportdashës ne vitin 2005 themelohet edhe akademia e futbollit Ali Demi. Në të kundërt me skuadrën e minifutbollit investimi tek fëmijët ja vlen. Me impenjim e me elementet e duhur si mesues akademia e jonë na ka dhuruar kënaqësi çdo sezon. Na pëlqen që trajnerët tani ti quajmë mesues sepse kanë detyrën që perveç futbollit të instruktojnë femijët të jënë njërez model, të suksesshëm dhe sportistë të kompletuar.
    Në shtator të vitit 2016 Akademia Ali Demi kryen hapin e madh dhe bën të mundur binjakëzimin me nje prej akademive më të suksesshme në Itali dhe në Evrope. Pas një mbikqyrje të vazhdueshme nga ana e Torino FC erdhi edhe firmosja e marrveshjes së binjakëzimit. Marrveshje që mundëson seminare dhe trajnime qoftë pranë strukturave të Torino FC qoftë pranë strukturavet tona. Gjithashtu mundëson vëzhgimin nga ana e Torino FC e të gjithë femijëve të akademisë tonë dhe për më të talentuarit testime prane shkollës së futbollit të klubit Italian ne Torino. Gjithashtu në kuadër të binjakëzimit Akademia Ali Demi u jep mundësinë nje numeri të caktuar femijesh nga 7 deri në 14 vjeç të jenë pjesë e TORO SUMMER CAMP. Një javë intensive full immersion ne teknike – taktike futbolli me trajnerët më të mirë të shkollës së futbollit të Torino FC. Për më shumë informacion pyesni Jonin, Adin, Franklin ose Frenkin, ishin të parët që provuan një eksperiencë të tillë dhe që janë të parët në listë për sezonin e ardhshëm.

Trofet Tona

  • Futsal - Ekipi Fitues 2016, FSHF
  • Vendi I
  • Komm Mit, Coppa Disciplina, 2012
  • Komm Mit, U13, vendi II, 2012
  • Ekipi Fitues, kampjonati Kombetar FUTSAL 2012-2014
  • Kampjonati Kombetar i minifutbollit, Ekipi fitues, 2015-2016
  • Ekipi Kampjon Rajonal, U9, 2007-2008
  • Portieri me i mire, River Cup, 2007-2008
  • Ekipi Fitues, Arben Minga , 2008
  • Kupa e Shqiperise Fusal, 2015
  • Kupa e Shqiperise, 2011-2012
  • Ekipi Fitues, Kampjonai kombetar i minifutbollit, 2006-2007
  • Kupa e Shqiperise, Futsal, 2013
  • Otrant Olympic 2016, 2016
  • Ekipi fitues, "28 nentori", Dita e Flamurit
  •  
  • SG Unterrath , 2016
  • Ekipi fitues, Alfred Ziaj, 2016
  • River Camp, vendi 3-te, 2007
  • Trofeu KS Ali Demi, Ekipi Fitues, 2012
  • Kupa Loro Boroci, 2005
 
Last match
Newsletters
Regjistrohuni per te marre njoftimet e fundit mbi aktivitetet e KS Ali Demi