All for Joomla All for Webmasters

Ks Ali Demi - Futsal...

 

         

I themeluar në vitin 2000, shume shpejt do të kapte një vend në skuadrat kryesore të futbollit Shqiptar. Në vitin 2003 me themelimin e Futsal në vendin tonë, të drejtuar nga një prej figurave më të ndritura të kombëtares Z. Bejkush Birçe, çunat e Ali Demit do të benin eksperiencën e tyre të parë në një kampionat zyrtar.

Dhe nuk do të vononte shumë trofeu i parë kombëtar, nën drejtimin e Ad Memës, KS Ali Demi, i detyron vlonjatët të ndyshojnë të gjithë rrjedhen e festimeve, për titullin kampion. Në pallatin e sportit të vlorës me vëtëm një tifoz nga Tirana, shpirtin e skuadres, Shyqyri Kadiun, arritën të bënin për vete trofeun e parë.

Po në ate vit, ekipi bën gati valixhet për në kryeqytetin Francez për të marrë pjesë në turin eliminator të UEFA Futsal Champions League. Vitet në vazhdim do të sillnin edhe përmirësimin e skuadrës e cila vazhdoi të qëndrojë gjithmonë në majat e kampionatit kombëtar. Në sezonet 2011-12 Ks Ali Demi i rikthehet trofeve dhe  do të fitone kupën e Republikës kjo falë  organikës se rinovuar dhe trajerit Klodian Kadiu.

Trofetë nuk mbarojnë me kaq, sezoni 2012-13 do të rezervonte një surprizë të madhe për skuadrën e lindur nga pasioni e nga ndershmëria, Kampion Kombëtar dhe Kupa e Republikës, Ergys Kadiu në rolin e trajnerit dhe lojtarit arrin të realizoi një ëndërr për të gjithë çunat.  Turneu eliminator i UEFA Futsal Champions League zhvillohet ne Poloni, skuadra bën një paraqitje mbresëlënëse duke mahnitur me lojën e saj por për fat të keq nuk arrin të kualifikohet ne turin final.  Me lojtar të kalibrit ndërkombëtar si  Predrag Rajiç kapiteni i kombëtares së Serbisë, Zoran Zariç, kombëtarja e Malit të Zi, dhe Ivica Maiç, kombëtarja e Kroacisë,Ks Ali Demi fillon edhe shkruan historinë, praktikisht nuk ekzistojnë kundërshtarë dhe në dy sezonet pasuese do të vinte edhe një kupë Republike. Gjatë këtyre viteve, përveç  emrave të lartpërmendur do të ulen edhe të tjera figura të Futsal në Ballkan. Adi Aloviç (MNE), Zoran Boroviç (MNE), Vladimir Jovanoviç (MNE), portiere Arben Meçikukiç, Djovani Koçoviç (MNE). Këto janë vëtëm disa prej çunave që kanë veshur fanellën e kuqe të KS Ali Demit.  Në stolin tonë, bashkë me eksperiencën e tyre janë ulur edhe trajnerë që kane shkruar historinë e futbollit si Bejkush Birçe, Ad Mema, Krenar Alimehmeti e Armand Damo.

Në vitrinën e trofeve, do të gjemë edhe një sërë kupash e falenderimesh nga Kroacia deri në Greqi e më gjërë. Ne çdo turne që kemi marrë pjesë, Ali Demi ka sjelle me vete në Tiranë një trofe. i fundit në rend është kampionati rajonal i minifutbollit i zhvilluar në Tiranë.

Më përdhosjen e Futsal në vend dhe me mbylljen e klubit perfundon edhe një cikël sakrificash e mundimesh e një sërë emocionësh qe jo fort kollaj do të harrohën e që do të mbeten gjatë në mëndjet e dashamirësve të sportit në kryeqytet.  Falenderojmë të gjithë djemtë që kanë qënë pjesë e ekipit e  të gjithë mbështetësit. Në sallën e trofeve, jëni të gjithë, kush në foto e kush ne kujtime.

Faleminderit, 
Ks Ali Demi. 

                  Pescara

View the embedded image gallery online at:
http://ksalidemi.al/index.php/futsal#sigProGalleriafd02bc23a4

                  Gjysem Finalja

View the embedded image gallery online at:
http://ksalidemi.al/index.php/futsal#sigProGalleria8ccf2ed951

                  River Cup

View the embedded image gallery online at:
http://ksalidemi.al/index.php/futsal#sigProGalleriaa688980363

         
 
 
Last match
Newsletters
Regjistrohuni per te marre njoftimet e fundit mbi aktivitetet e KS Ali Demi