All for Joomla All for Webmasters

Ks Ali Demi - U-11 ‘zbret nga qie...

March 01, 2019
Në kuadër të përgatitjeve për turneun e Gjenevës, skuadra U-11, e drejtuar nga administratori Ergys Kadiu, zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën U-13 të Ali Demit. Një sfidë brenda familjes, që shërbeu mjaft për të parë se ku jemi me përgatitjet për turneun CSI Talent Cup. U-13 kaluan të parët në avantazh me gola të Hysës dhe Banushit, por xhevahirët e U-11 nuk e humbën kurrë shpresën. Falë shpejtësisë dhe pasimeve tepër të sakta lojtarët e U-11 e sollën në baraspeshë takimin, për të shënuar më pas një lumë golash në portën kundërshtare. Gjithçka u mbyll me një rezultat të paparishikueshëm, +15 në favor të U-11. Me këtë fitore të merituar xhevahirët tanë ulën me këmbë në tokë kampionët e U-13 dhe në të njëjtën kohë treguan se janë në rrugën e duhur për turneun e shkurtit.
Vlerësim për Rustemin, Vyshkën, Menerkollin, Babasin, Kamberin, Shehun, etj. Respekt e mirënjohje për lojtarët e ardhur nga Kosova, të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër duket se janë përshtatur mjaft mirë me skemat e trajnerit Kadiu.

Leave a Reply

 
Last match
Newsletters
Regjistrohuni per te marre njoftimet e fundit mbi aktivitetet e KS Ali Demi